Fëmija dy vjeç bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë dhe ndërron jetë

Një ngjarje ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Mësohet se një fëmijë dy vjeç ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjysmë ore më parë, në rrugën “Shefqet Kuka”, shkruan

Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.