Familja nga Kosova shkon me pushime ne Sarand por shikoni si ja punojne te zotit te shtepis

0
259

Një qytetare nga Saranda, pronare e një apartamenti, që e jep me qira për pushues ka denoncuar së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA një familje nga Kosova. Ajo tregon për JOQ, se i ka dhënë apartamentin për 7 ditë familjes nga Kosova, por këta të fundit kanë qëndruar vetëm një natë dhe kanë ikur në orët e para të mëngjesit pa njoftuar asnjë.

Gjithashtu ata nuk kanë paguar për qëndrimin një natë, por vetëm kanë lënë çelësin nga brenda, tek dera dhe janë larguar. Pronarja e apartamentit ka parë kamerat dhe ka fiksuar momentin kur është larguar familja me 6 anëtarë.

Ajo thjesht kërkon që ky rast të shërbejë si një ndërgjegjësim dhe mësim. Ajo nuk kërkon para, por vetëm një sqarim.

Qytetarja shkruan:

Prsh JOQ! Doja te ndaja nje problem me juve Dje ne mbasdite ne qytetin e Sarandes nje familje me pushues kosovare kerkonin shtepi me qera dhe ju dhashe shtëpinë. Cdo gje ishte ne rregull u pelqeu dhe u futen brenda. Dhe e kaluan naten aty. Por sot ne mengjes ishin larguar pa njoftuar dhe pa paguar rreth ores 04:00 te mengjesit te sotëm. Celsat i kishin lene brenda dhe dera ishte e hapur. Kjo eshte familja dhe makina e tyre eshte ajo me targa te huaja. Jan momentet e ardhjes dhe ikjes. Me vjen inat per gjestin qe beren dhe as celesat nk me sollen.