Familja e Luizit del kunder vendimit te Kiares per Luizin

Instagrami i Luizit ka përplasur Kiarën me familjarët e këngëtarit. Pak orë pasi moderatorja hapi një profil të ri në emër të partnerit të saj, kunati i Luizit, Sokol Tahiri ka publikuar një thirrje për fansat e tij që të mos i bëjnë follow.

Ai ka publikuar një video ku Luizi flet me Fotininë dhe ajo e pyet nëse do ia lërë instagramin e tij Kiarën. Luizi thotë se faqen e tij do ia lënë në menaxhimin personave që merren me atë punë dhe jo Kiarës.

“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.

Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal.

Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, thotë ai.

Nga ana tjetër miqtë e këngëtarit kanë publikuar një video ku duket Luizi pak ditë më parë në BBV dhe thotë që instagramin e tij do e menaxhojë Kiara.