Errdhi vera bashke me mushkonjat. Ja si ta pergatisni lengun vete dhe mos harxhoni para

0
540

Temperaturat e larta që kanë ardhur në vendin tonë shënojnë edhe mbërritjen e stinës së re, kështu që për këdo që adhuron plazhin dhe diellin, kjo është periudha më e bukur. Mirëpo bashkë me verën vijnë edhe mushkonjat të cilat i gjejmë kudo dhe na krijojnë bezdi.

Më poshtë ju tregojmë një mënyrë për t’i hequr qafe këto insekte të bezdisshme pa vështirësi. Këto janë mjete lehtësisht të gjendshme dhe me siguri tashmë i keni të gjithë përbërësit për përgatitjen në shtëpi.

Bëjeni këtë lëng, hidheni në një tas, vendosni një qiri të vogël në të dhe mushkonjat do të ikin menjëherë.

Do t’ju duhen:

▪ 2 limonë ose 2 limonë të gjelbër,

▪ disa degë rozmarine,

▪ 8 deri në 10 pika vaj esencial eukalipt,

▪ pak ujë,

▪ një qiri në ujë.

Procedura:Është shumë e thjeshtë. Në një gotë të vogël vendosni ujin, limonin, lime dhe rozmarinën. Shtoni eukalipt dhe vendosni një qiri lundrues sipër.

Karafili dhe limoni janë shpëtimi nga mushkonjat Përgjysmoni disa limonë ose limeta dhe shpojini në mes me rreth 10 karafila. Vendosni tasin nëpër apartament, ose në vendin ku kaloni më shumë kohë.