Emigranti shqiptar prej vitesh në lidhje me vajzën në Shqipëri po mendonte seriozisht por nuk e pret nga ajo ate që zbulon

Historitë e dashurisë janë gjithmonë unike dhe intriguese në llojin e tyre. Rrëfimet për marrëdhënien e dy njerëzve janë nga ato lloj tregimesh që nuk dalin kurrë nga “moda” sepse dashuria është ajo lloj ndjenje që ka trazuar shpirtra e zemra për shekuj me radhë dhe vazhdon ta bëjë.

Historia e sotme, i takon një djali shqiptar rreth 30-vjeç, i cili jeton jashtë vendit, por që zemrën e ka “falur” me një vajzë që banon në Shqipëri.

Kjo është historia e rrëfyer prej tij:

Kam një hall të madh dhe doja ta ndaja me të gjithë lexuesit që të marr ndonjë vendim sepse po shkalloj.
jam një djalë rreth 30 vjeç dhe jetoj jashtë Shqipërisë, por shpesh vij në vendlindje për pushimet e fundvitit. Para 5 vitesh fillova të flisja me një vajzë që jetonte në Shqipëri nga i njëjti vend që jam edhe unë. Më bëri për vete shumë shpejt dhe mesazhet tona nuk kishin fund, telefoni “merrte flakë” nga telefonatat tona.

Pyeta për të dhe më thanë se është gocë e mirë dhe iu pas shumë shpejt.
takoheshim shpesh kur unë vija në Shqipëri dhe kalonim shumë mirë bashkë…ëndërronim të ardhmen bashkë!
2 vjet kjo lidhje kështu që mendova se duhet ta tregonim lidhjen tonë që unë ta merrja këtu ku jetoj, por ajo donte patjetër që ta mbyllte shkollën e lartë dhe nuk donte të bënim ndonjë hap hër për hë. Kaluan 3 vite nga njohja jonë kur një ditë të bukur gushti si çdo herë marr në telefon dhe e kishte mbyllur, kalova ditën duke i telefonuar por më kot. Në Facebook asnjë përgjigje dhe kjo punë vazhdoi për disa ditë dhe isha në një ankth të paparë sa doja të haja veten me dhëmbë!

Futem te profili i motrës së saj në Facebook dhe ç’të shihja! Ishte veshur me fustan nusërie gati për t’u martuar, kishte hedh foto e video të videoklipit të dasmës së saj që do zhvillohej së shpejti dhe mu errën sytë!
U bëra vrer dhe nuk dija ç’të bëja, doja një shpjegim, i shkruajta motrës së saj e ajo ma ktheu me të shara. I thashë se do t’i bëj keq nëse nuk komunikon me mua.

Papritur më vjen një mesazh nga ish e dashura ime duke qarë e duke më kërkuar falje e që gjoja nuk donte të martohej por po e bënte për hatër të prindërve.

Filluam kshu të flisnim përsëri e unë me kalimin e kohës e fala, sepse siç ju thashë e doja shumë dhe isha i marrosur pas saj, e besoja më shumë se veten.

Ajo nga dita në ditë më mbante me shpresa se do ikte nga ai sapo të mbaronte shkollën, do merrte diplomën dhe do ikte fillimisht tek vëllai në Itali.

1 muaj më parë, papritur gjërat u ftohën dhe më kërkoi të mos e merrja më në telefon dhe më shkruante vazhdimisht të mos e bezdisja.

I kërkova me një mesazh që ta takoja dhe më tha që nuk mundet, por më tha që nëse kam gjë për t’i thënë t’ja shkruaja me mesazh.

Më ikur truri duke pyetur dhe mora vesh që kishte filluar punë dhe ishte shtatzënë. E merrja në tel por më bënte presion se do të më zhdukte nëse e bezdisja më…

Nuk e di çfarë të bëj, si të veproj?!
Ajo tani pret një fëmijë që nuk e di i kujt është dhe mua nuk më flet e as nuk do që ta kontaktoj. I bëra presion se do t’i tregoj gjithçka atij djalit me të cilin është martuar sepse ai është i vetmi që nuk ka faj në këtë histori. Ju lutem më ndihmoni sepse jam në hall dhe nuk di si të veproj….”