Emigranti depoziton 220 milion leke ne bank shikoni se si ja punon drejtori i bankes

0
157

Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Bank dega Devoll, i ka vjedhur 92 milionë Lekë.

Ai tregon se në vitin 2012 erdhi nga Greqia që të investonte në blegtori në Devoll. Plot 220 milionë Lekë të vjetra i futi në llogarinë e tij bankare në NBG Bank Devoll.

Por më vonë kuptoi se paratë po zhdukeshin pa i tërhequr. Kur shkon në bankë, për të tërhequr 150 milionët, që i kishin mbetur mëson se kishte marrë dhe një kredi 92 milionë Lekë dhe si përfundim mori vetëm 58 milionë Lekë.

Denoncuesi: Unë jetoj në Athinë prej 30 vitesh. Kam firmë ndërtimi, kam pasur njerëz në punë. Punët më kanë shkuar mirë edhe me shtetin shqiptar dhe me atë grek. Kur filloi kriza në 2010-ën në Greqi, me kursimet e mia që kisha mbledhur, vendosa që të vij të investoj në Shqipëri. Kryesisht në blegtori. I marr kursimet e mia dhe vij e pyes më përpara bankën greke në Bilisht. Më udhëzoi drejtori i bankës si të veproj. Paratë e mia i dërgoi nëpërmjet bankës nga shteti grek se unë atje i kam të deklaruara paratë.

Ato që solla unë në Shqipëri ishin 220 milionë Lekë shqiptare. I dorëzova në bankë, firmosa dokumente. I thashë që do të bëj një stallë lopësh. Mirë e bukur vazhdoj unë punimet e mia dhe shikoj që nuk më dilnin lekët. Ju thashë disa njerëzve që “drejtori diçka më bëri sepse nuk më dalin lekët, Gazment Beshi”. Më thërriti njëra dhe më filloi të bërtasë duke thënë se “unë thërras prokurorinë dhe gjëra kështu”. I thashë që t’i thërriste.

Kuptova që diçka nuk shkonte mirë në llogarinë bankare. Pastaj i tërhoqa pjesën që kishin mbetur, 150 milionë kur bëra tërheqjen e fundit të lekëve. Nga 150 milinë mora 58 milionë. Kredinë e mori drejtori. Lekët e mia ishin në 2 firma, unë dhe ish-bashkëshortja ime. Gjatë gjithë veprimeve që ka bërë ky zotëri, e vërteton dhe sistemi TIMS, gruaja nuk ka qenë kurrë në Shqipëri.

Gazetari: Sepse dokumentacioni i kredisë është me 2 firma?

Denoncuesi: Po. Letra më ka dhënë shumë për të firmosur ai mua, por gruaja kurrë nuk i firmosi. Mua m’u shkatërrua jeta.

Gazetari: U ndave me bashkëshorten sepse ajo dyshonte që këto lekë ti vërtetë nuk i kishe investuar, por i kishe çuar diku tjetër.

Denoncuesi: Që atë ditë unë jam ndarë me ish-gruan time. Kam 2 fëmijë.

Gazetari: Po pse nuk e denoncove në Polici këtë vjedhje që t’u bë?

Denoncuesi: Sepse kisha probleme time familjare, për sigurinë e jetës. Ika në Greqi, u zhduka. Shkova prapë atje ku isha dhe vazhdova prapë punën time atje.

Petrosi takohet me ish-punonjësin e bankës, Fatjon Toska, të cilit i kërkon shpjegim se si u zhdukën lekët. Aty kupton se paska marrë një Overdraft dhe garanci ka lënë depozitën 220 milionë Lekë.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po mirë mo me ato lekët e mia, që erdha me ish-gruan në bankë, si u bënë?! 150 milionë, kur të pyeta për herë të parë me ish-gruan, se që atë ditë u ndava me gruan…sa i dhashë lekët edhe…

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ee i kalove 150 milionë, ti i kishe bërë lëvizjet…

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po si i kisha bërë lëvizjet? Si s’e dëgjove si të tha ai? Këputja këtij merrja 92 milionë kredinë! Mora kredi unë në bankë?

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Po se nuk more ti Overdraft me kash kolateral.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po pse 220 milionë në bankë mua s’më dilnin? Do merrja kredi unë?!

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ti dëgjo! Ti i kishe lekët 200 e ca milionë.

Denoncuesi Petros Koçinaku: 220 milionë…

Ish-punonjësi Fatjon Toska – E be e ce se mbaj mënd, po i ke kartat shumë mirë. Gjejmë një moment, i shohim, po ik pyet edhe gjëkundi në ndonjë bankier! More me kash kolateral…, për arsye, që ti të mos prishje interesat të depozitës.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po kesh-in si e mora? Po ç’më duheshin mua interesat? Ai më futi mua 92 milionë kredi.

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ai të dha Overdraftin, që mos të prishte interesat dhe të bëri hesap, se sa do humbje prej interesave të depozitës, edhe sa do paguaje nga Overdrafti.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po firmat e ish-gruas si i hodhi ai? Me sistemin TIMS? Ajo figuron, që është në Grreqi?

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Si tip garancie ti fute depozitën tënde 220 milionë.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Depozitën time la garanci?

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ee atë të la garanci…

Denoncuesi Petros Koçinaku: Oooo…!!!

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ti s’i more 90 milionë- 90 e ca, sa ishin?

Denoncuesi Petros Koçinaku: Unë tërheqje kam bërë nga 1 milionë e ca, 1 milionë e 100 të vjetra, siç më the, që do të ndihmoj… Jo të më futë mua 92 milionë të vjetra kredi…

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Overdraft ishte, hiqe kredi…

Denoncuesi Petros Koçinaku: Fatjon, hiqja këtij atë 92 milionshin dhe të iki ky! S’të tha kështu…?! Drejtori i bankës Gazmend Beshi.

Ish-punonjësi Fatjon Toska: S’tha ashtu ay? Hiqja … merrja Overdraftin…! 92 milionë lekë dhe pjesa tjerat le t’i marri…58 milionë lekë të vjetra.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po çfarë e di Gazmend Beshi, që unë u mora me drogë edhe i solla ato lekët aty?!

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Tani unë s’mund të të kthej përgjigje…

Denoncuesi Petros Koçinaku: Unë kisha arsyen time, që u largova që këtej, po mua Gazmend Beshi të më marrë mua 92 milionë?!

Në fund Petros përballet me drejtorin e kohës Gazment Beshi. Ky i fundit, i kapur ngushtë, mbajti qëndrim të qetë në dukje, por nuk dha shpjegim, sesi u zhdukën paratë e qytetarit.

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Si je? Ça kishe…?

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po për ato lekët e fundit në bankë, ato 92 milionë kredi..?

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: N.q.s ti ke sjellë në llogarinë tënde 220 milionë lekë dhe nga këto, 220 ti nuk ke tërhequr lekë me dokument për punët e tua, ç’rëndësi ka? Nuk ke tërhequr dhe nuk të figurojnë aq sa ke depozoituar atëherë do mbaj përgjegjësi e atij, që ka qënë…

Denoncuesi Petros Koçinaku: 220 dhe 92 sa bëjnë ?

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Po 220 dhe 92 ti e ke marrë me kesh kolateral dhe nëse nga veprimet e tua s’të dalin ende lekë, po atëherë ke të drejtë të më thuash s’më dalin lekët…

Denoncuesi Petros Koçinaku: Pastaj, mua si klient më lejohet të hedh firmën në emër të gruas, se sistemi TIMS tregon, kur janë hedhur ato firma, gruaja ime ka qënë në Greqi…

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Po s’i di unë këto…firmosjen nga ana jote e gruas këtë s’e di!

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po një letër e pashë unë atje, kam firmosur unë në emër të asaj…

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Po pse ke firmosur?!

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po se ma thatë juve të firmos…

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Kush juve?

Denoncuesi Petros Koçinaku: Ti me Ariolën i mbaj mend unë, i kam nxjerrë me djersë, s’jam marrë me drogë edhe me gjëra…

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Po mirë këto 92 milionë ti i ke marrë, i ke cuar lekët për punët e tua?

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po kush m’i dha mua këto 92 milionë…? Po kush m’i dha mua këto 92 milionë?

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Po s’e di pra, ti po më thua, se unë s’e mbaj mend…!

Denoncuesi Petros Koçinaku: Ja ta shpjegoj tamam unë, të ta sjell memorjen. Unë kam sjellë 220 milionë. Përsë më duheshinmua këto 92 milionë të tjera? Unë kisha lekët e mia!

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: S’e mbaj mend, sinqerisht s’e mbaj mend …

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po si o..? Unë të thashë më duket, se më lëvizën lekët …dhe ti the, unë të thërras prokurorinë, u nxehe njëherë…,të thashë thirre, u nxehe njëherë me mua brënda në zyrë…

Ish-Drejtori NBG Bank Gazment Beshi: Duhet të dish, e di pse s’më kujtohet mua asnjë gjë…!/tvklan