Eksperti i punësimit cudit te gjithe. Këtu ne Shqiperi ka paga më të larta se në Gjermani

0
2983

Eksperti i punësimit, Ylber Gjeta thotë në 2-3 vitet e fundit, njerëzit preferojnë të punojnë në sektorin publik dhe jo atë privat.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Gjeta u shpreh se këta persona, janë ata të cilët nuk kanë aftësi për të punuar në sektorin privat.

Sipas tij, specialistët në Shqipëri, mund të marrin paga më të larta se në Gjermani.

“Këto 2-3 vitet e fundit ka ndodhur një fenomen ku, më shumë njerëzit, siç ka qenë edhe më përpara, po folusohen në një punë të rehatshme në shtet.

Kërkojnë ata të cilët nuk mund t’ia dalin dot në privat, ata të cilët vërtet nuk janë të aftë që të marrin përsipër rrisqet e kapitalizmit. Specialistët që janë vërtet specialistë, mund të marrin pagesë shumë më të madhe në Shqipëri se sa në Gjermani”, u shpreh ai.

Ai theksoi se është e vështirë të gjesh profesionistë si pllakashtrues apo hidraulikë, pasi kanë emigruar në Gjermani.

Mbi 76 mijë persona në Shqipëri janë të regjistruar si të papunë tek Agjencia Kombëtare e Punësimit. Aktualisht ka rreth 5 ,300 vende të lira pune.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit problematike janë grupmoshat jo shumë të favorshme për punësim. Rreth 50% e punëkërkuesve të papunë janë të moshës mbi 45 vjeç.