Einxhel Shkira flet për depresionin

Ardhja në jetë e një fëmije është një nga ato ngjarje që ndryshon kryekëput jetën e një gruaje dhe ekuilibrat e së përditshmes. Është bekim, gëzim, është emocion i papërshkrueshëm dhe ndjenjë paqeje e lumturie që zor ta kuptojnë ata që nuk e kanë provuar, por në të njëjtën kohë mund të kthehet në një “makth” që duket sikur nuk do të marrë kurrë fund: depresioni post partum. Sipas psikologëve ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e tij si: çrregullimet hormonale, mosha e nënës, ndryshimet psiko-sociale, stresi kronik, jeta sedentare etj.

Edhe pse shpeshherë konsiderohet si tabu, të shumtë janë personazhet e njohura të ekranit që kanë rrëfyer për eksperiencat e tyre me depresionin post partum. Së fundmi rreth kësaj teme aq delikate ka folur Einxhel Shkira. Moderatorja e njohur ndan vazhdimisht në rrjete sociale nga jeta e saj si nënë, por edhe këshilla për mamatë e reja.

Ndër të tjera ajo shprehet: “E di që është e vështirë dhe e keqja është se vetëm ne mund ta kuptojmë njëra-tjetrën, por do t’ju këshilloja ta përqëndroni të gjithë dashurinë dhe energjinë te bebi dhe mirëqenia e tij dhe tek asgjë tjetër”.