Edukatorja i merr jetën vajzës 11-muajshe në çerdhe duke e detyruar

Një vajzë 11-muajshe, e bija e një inxhinieri italian nga Bergamo, ka humbur jeten ne çerdhe në Lion të Francës nga një edukatore 27 vjeçe.

Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”. Ngjarja ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit “People & Baby” në rue Danton në Lyon.

Rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ambulanca, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron, ku Lisa ndërroi edhe jetë për shkak të dhimbjeve.

Sipas të përjavshmes lokale Prima Bergamo, Lisa e vogël ishte vajza e Fabio Bertulettit, 37 vjeç nga Torre Boldone, i specializuar në projekte të linjave të tensionit të lartë.

Pasi u diplomua për inxhinieri në Bergamo, i ati i vogëlushes Liza punoi për disa vite në Itali përpara se të transferohej në Francë, ku u vendos në Lyon me gruan e tij Sophie.

Fëmija i tyre lindi më 30 qershor 2021, por pa festuar ende ditëlindjen e saj të parë prindërit do të marrin pjesë në funeralin e Lizës.