Edhe pse me autizem ky eshte 11-vjeçari merr pikët më të larta në testin e inteligjencës

0
165

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar dy gjenitë më të famshëm në botë.

Kevin Sëeeney, i cili është me autizëm, “gjithmonë ka qenë shumë i zgjuar”. Në moshën 6-vjeçare ai dinte të gjithë tabelën periodike dhe mund të lexonte para se të niste shkollën fillore.

Si një admirues i zj arrtë i kuiceve dhe shfaqjeve me lojëra, Kevin bëri një test inteligjence në Quaker Meeting House në Edinburg, ku koeficienti i tij rezultoi 162.

Stephen Hawking ka një koeficient inteligjence 160, ndërsa Albert Ajnshtajn, i cili kurrë nuk bëri një të tillë, mendohet se ka pasur të njëjtin rezultat. Kevin është ftuar të bashkohet në Mensa, shoqata më e vjetër me koeficientët më të lartë të inteligjencës.

Babai i tij, Eddie, shprehet se i biri ishte i vetmi fëmijë mes të rriturve që merrnin pjesë në testin e asaj dite. “Gjithnjë i kemi thënë njerëzve që ai është një gjeni dhe nuk e përdor këtë fjalë lehtësisht”, thotë ai.

Prindërit e 11-vjeçarit shprehen se djali i tyre ka mundur t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve në lojëra televizive si “The Chase”, “Who Wants To Be a Millionaire” dhe “Only Connect”.