E trishtë/ Sëmundja e rëndë i merr jetën aktorit të njohur

0
175

Një lajm i trishtë ka ardhur për kinematografinë botërore. Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Jack Kehler.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Eddie Kehler, ku shprehu se aktori ndërroi jetë pas komplikimeve të sëmundjes së leuçemisë të shtunën në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai në Los Anxhelos.

Jack e nisi karrierën e tij të aktrimit në ekran në vitet 1980, në shfaqjet televizive Hill Street Blues , Fresno , Hunter dhe më shumë.

Aktori u shfaq gjithashtu në dhjetëra filma të shquar, duke përfshirë Pineapple Express , Love Liza , Austin Powers: The Spy Who Shagged Me , Waterëorld , Point Break (1991) dhe Men in Black II.

Më vonë gjatë karrierës së tij, Jack shënoi role në shfaqje televizive të njohura si Mad Men , NYPD Blue , Angel dhe The Man in the High Castle . Paraqitjet dhe projektet e tij të fundit përfshinin The Magicians and Love, Victor .