E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të

0
234

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një grua 40-vjeçe i ka dhënë fund jetë.

Bëhet me dije se orët e para të mëngjesit në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”njofton policia.