E rëndë në Durrës/ Gruaja heq rrobat në breg dhe vetëmbytet

0
978

Një grua është gjetur e mbytur sot në Durrës dhe të gjitha dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Trupi i pajetë u konstatua në det në hyrje të shëtitores bregdetare ”Taulantia” afër rrethimit të portit të Durrësit, bën të ditur Noa.al.

Kanë qenë qytetarët që kanë konstatuar trupin pa jetë që pluskonte në det. Ata kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje mbërritën edhe dy autoambulanca.

Pas nxjerrjes, trupi është dërguar drejt morgut të spitalit rajonal të Durrësit. Sipas hetimit, e ndjera ka hequr rrobat dhe është futur në det për të mos dalë më e gjallë prej aty.

Një çantë e kuqe grash është gjetur në bordurën e betonit përgjatë shëtitores dhe dyshohet se i përket të mbyturës.

Policia po administron sendet e gjetura në çantë dhe tha se po punon për identifikimin e gruas.

Nuk dihen ende shkaqet e vendimit fatal që ndërmori e ndjera për t’i dhënë fund jetës.