E reja i jep fund jetes pasi mesoi se i fejuari vodhi kasaforten e motes se saj

Ka marrë përmasat të mëdha vjedhja e dy kasafortave nga 27-vjeçari Kristian Fusha në Tiranë. I riu në bashkëpunim me shokun e tij vodhi dy kasaforta të kunatës, ndërkohë që e fejuara e tij, nuk e ka përballur ngjarjen dhe i ka dhene fund jetes.

Kujtojmë se Fusha dhe shoku i tij moren dy kasaforta nga shtëpia e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe dhe ditën e djeshme 27 vjeçari u kap nga Policia, ndërsa u shpall në kërkim shoku i tij.

Burime bëjjnë me dije se Fusha ka thënë në Prokurori se ka marr kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para.

Por pas marrjes ai u largua për në Malin e Zi, ndërsa ka thënë se pasaportat dhe kasafortat i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.