E pyesin si nuk ka asnjë hall, Fjoralba Ponari tregon foton ku i bien flokët me “grushte”

Fjoralba Ponari ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, duke u dhënë mundësinë t’i bëjnë pyetje lidhur me jetën private, apo çdo kuriozitet tjetër. Pyetjet kanë qenë të shumta, për tematika nga më të ndryshimet lidhur me moderatoren.

Mirëpo, më shumë vëmendje ka tërhequr njëra prej tyre, ku një nga ndjekësit e ka pyetur lidhur me gjendjen e saj psikologjike. “Si mund të jesh kaq fresk? Dukesh gjithmonë stressfree, pa halle, gjithmonë e qeshur?”, ka qenë një nga pyetjet më pikante dhe të drejtpërdrejta për Fjoralbën.

Edhe Fjoralba ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’i kthyer përgjigje kësaj pyetjeje, duke publikuar një foto të saj me flokët e rënë, duke treguar kështu një nga pasojat e stresit të madh që po kalon.

“Stressfree ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja qava dhe u qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë, ti? Dhe po, do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në trishtim, edhe në sëmundje… fakti që mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjej të bukurën edhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”, – ka shkruar Fjoralba.

Pak kohë më parë, ajo u përball me një fatkeqësi të rëndë, me humbjen e nënës. Por, ka gjetur forcën të mos dorëzohet, pavarësisht trishtimit të madh që po kalon.