E ndaluan se kishte shume peshe ne valixhe. Vajza bën zgjidhjen interesante

Një pasagjere e re ka bërë çmos për të shmangur pagesën për bagazhe shtesë gjatë udhetimit te saj

Gela Rodriguez tha se ajo ishte ne checkin kur u informua nga stafi i sportelit. Asaj iu tha se çanta e saj e dorës e kalonte peshën maksimale prej 7 kilogramësh dhe asaj i duhej të paguante para shtesë mbi atë normën. Kështu që tha e vete “nuk ka problem gjë që zgjidhet”.

Më tej ajo vendosi të vishte 2.5 kilogramë nga rrobat e saj për të shmangur pagesën e tarifave në aeroport. Të gjithë që e shihnin cuditeshin me të de se si i rrinim rrobat e veshura me shtresa.

Në postimin e saj në Facebook më 2 tetor, ajo ndau një foto të saj me krenari, të veshur me pesë bluza, tre palë pantallona dhe tre xhaketa.
Postimi i saj gazmor është bërë viral, pasi ka tërhequr më shumë se 33,000 pëlqime.

Komentet ishin të shumta dhe kishte shumë nga ata që as nuk e kishin menduar këtë zgjidhje kaq interesante.