E moshuara godet stjuardesen ne avion me pas donte te hapte deren e kabines

Gruaja, e cila duket të jetë rreth të 70-ave, u tërhoq nga policia shoqëruar me duartrokitje nga pasagjerët e tjerë të cilët bërtisnin ‘lamtumirë’.

Për shkak të veprimit të saj, fluturimi i Jet2, që fillimisht do të fluturonte nga Mançesteri në Rodos të, duhej të devijohej për në Mynih, Gjermani.

Videoja, e cila është shpërndarë në MailOnline , tregon nëntë policë gjermanë që shoqërojnë gruan jashtë nga avioni.

Pamjet video të marra më herët gjatë fluturimit duket se tregojnë pensionisten duke goditur me shuplakë stjuardesin. Drejtuesi i bordit shihet duke u përkulur mbi të duke u përpjekur ta qetësojë.

“Një grua në fluturim u kërkoi vazhdimisht stjuardesave për shampanjë falas,” thanë dëshmitarët.

Stjuardesa i tha gruas se nuk ishte pjesë e shërbimit dhe ajo bleu një xhin dhe tonik në fund. Por nuk dihet pse filloi të bëhej agresive kështu që stjuardesja ia hoqi pijen e saj.

Dikush tjeter tregon: “Ajo filloi të shante dhe të kishte momente te forta acarimi. Në një moment ajo u ngrit dhe u përpoq të hapte derën e kabinës në mes të fluturimit.’

Më tej pasi ndaluan një oficer policie shihet teksa kap këmbët e gruas, dhe oficerët e tjerë të policisë e kapën atë nga krahët për ta transportuar jashtë aeroplanit nën duartrokitjen e pasagjerëve që nuk e kishin miratuar aspak veprimin e saj të pahijshëm.

“Jet2 e trajtoi shumë mirë këtë situatë dhe kapiteni i avionit u dha të gjithëve pije falas”- tregon një pasagjer