“E mori në qafë çupën”/ Vjehrri vrau 30-vjeçaren, flet nusja e xhaxhait të saj dhe hedh akuzat e rënda për djalin me të cilin ajo bashkëjetonte

0
877

Nusja e xhaxhait të Merushes, e cila u vra nga vjehrri i saj, në një lidhje në emisionin “Me Zemër të Hapur”, foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vidhishtes të Roskovecit.

Ngjarja e rëndë tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm. 61-vjeçari Xhevahir Hoxha, i cili pasi vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, 30-vjeçaren Merushe Hazizi, u vetëvar pas shtëpisë.

Gjatë bisedës në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nusja e xhaxhait tha se janë shqetësuar nga ngjarja dhe e kanë mësuar lajmin nëpërmjet televizionit.

Ajo ka treguar se vjehrri dhe vjehrra nuk e kanë pranuar që në fillim Merushen, duke u shprehur se fajtor për të këtë ngjarje është edhe bashkëshorti, Fatjonin, pasi sipas saj, ai ishte i vetëdijshëm që nuk e donin, por e mori në familje.

Çifti kishin vetëm një muaj që jetonin me prindërit, pasi më parë kanë jetuar me qira në Vlorë.

Ajo tha më tej se fëmijët e Merushes që i ka me burrin e parë, jetojnë me gjyshërit dhe kujdesen shumë mirë për ta.

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk dinim gjë e morëm vesh nga TV. Me Fatjonin kishte 2 vite, si çift shkonin por nuk donte vjehrra me vjehrrin, Ishte e padëshirueshëm sepse la gruan dhe bashkëjetonte me Merushen. Vjehrri e kundërshtonte më shumë. Nuk janë njohur më parë me vjehrrin,. Me martesën e parë kishte tre fëmijë dhe me bashkëshortin e parë jetoi 5 vite.

Fëmijët i ka ish-burri i Merushes?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Po . Prej një muaji jetonin në shtëpinë e vjehrrës, më parë jetonin me qira në Vlorë.

Përse u rikthen në një vend që nuk mirëpriteshin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e dimë

Dje është përballur me Xhevahirin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e dimë fare.

Çfarë i ka shprehur familjarëve gjatë këtij muajin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e di. Jemi shtëpi më vete, secili në shtëpinë e tij, nuk ndërhyjmë në familjen e tjetrin. Marrëdhënia e Merushes me Fatjonin shkonin mirë.

Fatjoni sot ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e babait? po në ceremoninë e Merushes?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Jo nuk ka marrë pjesë.

Keni komunikuar dje me Fatjonin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Jo. Edhe po të vinte me atë që i bëri çupës tonë nuk e donte kush. Kur nuk e donin për çfarë e mori Fatjoni çupën kur e dinte që i ati nuk e qaste. I ati i bënte presion më parë çupës.

Nëse Fatjoni do vinte sot, do përballej me ju?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Po. I them se veprimi i tij nuk ishte i drejtë, kur e dinte që i ati nuk e donte, përse e mori çupën në qafë.

Ndërsa ka komentuar momentin e videos kur ka folur vjehrra e Merushes, tha se ishte veprim i pahijshëm, i turpshëm.

Nusja e xhaxhait të Merushes: Tre fëmijët jetojnë me gjyshërit dhe gjyshen dhe i ka mbajtur shumë mirë, babai i fëmijëve, ish-burri i Mirushes jeton dhe punon në Greqi.

Janë lajmëruar fëmijët për vdekjen e nënës?

Nusja e xhaxhait të Merushes: I madhi po, por të tjerët janë të vegjël.