E kritikuan pse u martua me Japonez. Reagon per here te pare ‘Ponja e Portokallisë’

Është padyshim në një aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë. Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

Pak ditë më parë Albeu.com risolli në kujtesë akotren e cila është bërë nënë e një djali dhe sot ajo ka dhënë një intervistë pas shumëkohësh shkëputje.

Por pasi rrjeti mësoi se bashkëshorti i akotres është aziatik, paragjykimet nuk munguan. Për këtë aktorja ka bërë një reagim të ashpër ku shprehet se ajo ka zgjedhur që jeta e saj private të qëndrojë e tillë, prandaj nuk lejon askënd të flasi keq për bashkëshortin që ajo ka zgjedhur.

Ajo shkruan se ai është një njeri i mrekullueshëm dhe se nuk do të ënderrontë një bashkeshort dhe baba më të mirë për djalin e saj.