E ëma ka ditëlindjen, Donaldi i bën dhuratën më të çuditshme diten e sotme

Nëse ka një gjë që e kemi kuptuar për Donald Veshajn këtë kohë është se të jetë sa më privat të jetë e mundur. Mes faktit që shpesh harron të postojë në rrjetet sociale, deri te mos publikimi i asgjëje që ka të bëjë me familjen apo njerëzit e afërt, ish-banorit të Big Brother i pëlqen vërtetë që gjërat personale mos i ndajë me publikun, edhe kur vëmendjen e ka në maksimum.

Megjithatë si rrallë herë, Donaldi ka publikuar në InstaStory nënën e tij, në fakt për një rast tepër të vecantë, për ditëlindjen e saj.

Ai i ka bërë një urim të thjeshtë, por plot me dashuri, ndërkohë që na ka zbuluar edhe dhuratën që i ka bërë, e cila nuk është aspak e zakonshme. Artisti i ka dhuruar së ëmës një “filtër”, pikërisht filtrin me të cilin ka bërë videon.

Sigurisht është një shaka, besojmë domethënëse me siguri i ka bërë disa dhurata të tjera. Ndërkohë që përvec Donaldit, dhe me shumë gjasë vëllezërve e babait të tij, dhurata për zonjë Lela kanë bërë edhe fansat besnikë të djalit të saj.

Në një tjetër foto të postuar në Instagram-in e moderatorit të “Më lër të flas”, duket letra që fansat e tij i kanë dërguar asaj, bashkangjitur me lulet, duke thënë ndër të tjera:

“Gëzuar ditëlindjen zonja Lela! Qofsh nëna më e lumtur dhe me zemrën plot! Je nëna shembullore që ka rritur tre djem të mrekullueshëm, plot vlera shumë të kulturuar, me një dashuri të madhe për jetën, për punën, për shoqërinë, por mbi të gjitha me një zemër të madhe dhe shpirt të bardhë”. Ndërkohë Dolandi i ka falenderuar ata duke u shprehet: “Unë ju dua shumë por tani ju do shumë dhe mami”.