Dy shqiptar humbin jeten nga moti me shi dhe rrufe.

0
225

Dy persona kanë humbur jeten në Shqipëri si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Një 51-vjeçar në fshatin Dedaj të Shkrelit pasi rrufeja ka goditur banesën e tij. Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Shkodrës për shkak të lëndimeve që ka marrë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Ndersa rasti i dytë është gjetur në ujërat pranë portit të Vlorës, njoftoi TCh të enjten.

Ai është një 74-vjeçar dhe ende nuk është zbuluar arsyeja se si është rrëmbyer nga dallgët e detit. Trupi është nxjerrë nga policia kufitare e Vlorës.

Moti i keq me shtrëngata ka goditur edhe pjesë të tjera të Shqipërisë. Lumi i Lanës në Tiranë ka dalë nga shtrati.

Kjo jave ka qene e mbushur me reshje shiu ere dhe stuhi ne te gjithe vendin.