Dy qen ‘Pitbull’ në Tiranë shqyejnë 66-vjeçaren, arrestohet pronari

0
893

Dy qen pibull sulmojnë një të moshuar në Tiranë.

Policia nr.2 e kryeqytetit njofton se ka arrestuar B.F. 66-vjeç nga Tirana pasi dy qentë e tij të rracës “pitbull” kanë kafshuar duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në trup një S.Gj. 66-vjeç me banim në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”.

Mësohet 66-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ky nuk është rasti i parë i kësaj natyre. Problem janë bërë qentë endacakë.