Donaldi e thotë hapur: Borën e humba në BBV, po mundohem ta rifitoj, Trixës ia mbylla dyert

Aktori Donald Veshaj ka pranuar se Bora Zemanin e humbi në momentin kur u fut në Big Brother VIP. Për herë të parë aktori ka ndarë mendimin e tij për atë që bëri në Big Brother e më tej show-t.

Donaldi e bëri të qartë se po bën maksimumin për të fituar Borën dhe se është penduar për lidhjen që krijoi brenda formatit. Ai tregon se ka kërkuar falje aty ku duhet e se ka mbyllur portat që nuk duhet ti kishte hapur më parë, që nënkupton lidhjen me Beatrixën.