Djali i 4-vjeçar Migena Sinanit pyet dajën:“Pse ka dalë mami në televizor?”

Ngjarja e rënd që ndodhi ne Tiranë ku nëna e dy fëmijëve humbi jetën me një plumb ne gjoks nga vrasja që i bëri kunati.

Migena eshte nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4-vjecë dhe tashmë femijët jetojnë me gjyshërit dhe dajen. Femija 2-vjec qan shumë ndersa djali 4 vjec eshte me i rritur dhe kupton më shumë.

Vëllai i Migenës Ariel Kodra ka treguar detaje nga nipi i tij 4-vjec.

“Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau. Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje. Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se kam motër. E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të diel. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00. Më mori në telefon dhe shkova e mora.