Dita kur do te kthehen rrebeshet e shiut qe do te largojne vapen

0
1406

Pas stuhive lokale që përfshinë dje shumë pjesë të Kosoves dhe Maqedonisë së Veriut, sot moti është shumë më i qetë në tërë rajonin tonë. Edhe temperaturat janë më së të këndshme krahasuar me ditët që lamë pas.

Mot i ngjashëm na pret edhe nesër (e enjte), ndërsa të premten vijnë shira të reja dhe kësaj radhe shirat do të përfshijnë shumicën absolute të territorit të Kosoves, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosoves Lindore. Vende-vende priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshet më të fuqishme të shiut me bubullima priten në shumë vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa reshje nganjëherë të dendura shiu priten edhe në Kosovë. Këto reshje mund të zbusin thatësinë e madhe në shumë rajone ku thatësia ekstreme ka marrë përmasa shqetësuese.

Temperaturat pritet të shënojnë ulje të theksuara në tërë rajonin dhe për fundjavë në Kosovë ato maksimale pritet të luhaten nga 20 deri në 22 gradë Celsius.

Reshjet dhe rrebeshet e shiut në Shqipëri priten vetëm të premtën, ndërsa nga e shtuna ato do të jenë krejtësisht sporadike, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore reshjet pritet të vazhdojnë herë pas here edhe të shtunën.

Në bregdet pas reshjeve që priten të premtën dhe uljes së temperaturave, nga e shtuna do të fillojë stabilizimi gradual i motit, ndërsa temperaturat shënojnë rritje graduale, por nuk pritet nxehtësi e madhe.