Dhunoi te moshuarën ne azil, vjen njoftimi i papritur për infermieren Aurona Pelaj

0
53

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka reaguar ndaj disa posterë që janë ngjitur nëpër hapësira publike e në të cilat shihet fotografia e Aurona Pelajt, vajza nga Peja që po mbahet në arrest për shkak të një sulmi ndaj një të moshuare në Pejë.

Rrusta ka thënë se e kupton zemërimin, megjithatë shton se thirrja për drejtësi nuk mund të tingëllojë në një formë të tillë.

Ajo thotë se s’pajtohet me një mënyrë të tillë të reagimit të publikut të cilin e quan “persekutim”.


Reagimi i plotë:
A ta va rim në shesh? Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim.

A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon vik timës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të saj, aspak etike.

Është i kuptueshë zemërimi, dhe mirë që ka indinjatë. Por reagimet, marrë së bashku e krijojnë imazhin e personit që po kritikohet.
Kjo është e padrejtë.