Dëshmia e forte e Hueyda El Saied në ditët e fundit të jetës dhe piktura “magjike”: “Jam pacientja e dhomës 271

Pas një viti që nga ndarja nga jeta e artistes, për herë të parë në “S’e Luan Topi” u transmetua deklarata e saj, gjatë kohës që ishte e shtruar në spital.

Teksa falenderon stafin mjekësor, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo ka krijuar një pikturë në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë.

Një pikturë jo e zakonshme, pasi artistja shpjegon se me anë të pikturës shumëngjyrëshe e quajtur “Rilindja”, sëmundjes i është bërë një goditje me penel.

“Jam pacientja e dhomës 271. E shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishte negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e ekipi. E kam fjalët sigurisht për personelin infermierët mjekët burrat dhe gratë përfshihen të gjithë. Kam zbuluar këtu njerëz të jashtëzakonshëm, profesionistë të përkushtuar aq sa më mungojnë fjalët.

Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Dhe të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”, ka deklaruar Hueyda El Saied në ditët e fundit të jetës.

E gjithë kjo deklaratë është incizuar në momentet e luftës me kancerin e gjirit teksa ishte e shtruar.

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, artistja nuk ka nguruar të falenderojë stafin dhe të lërë pas një simbol force, siç është piktura e saj.