Del foto e çiftit Konomi që u aksidentuan diten e djeshme. Kushëriri: Një familje model!

0
180

Tiranë: Në foto janë Arjan dhe Vilma Konomi. Ata u aksidentuan dje në rrugën e Kavajës ndërsa po kalonin vijat e bardha me foshnjë 3 muajshe të cilën kishin pritur 20 vjet që t’a sillnin në jetë.

Një makinë luksoze ‘G Class’ e cila drejtohej nga Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike përplasi çiftin.

Ndërkohë për rastin ka shkruar në Instagram edhe kushëriri i çiftit, e duke shprehur se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë për ndërgjegjësim.

“Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm. Lutemi për të dhe Vilmën të rikuperohen shpejt. Duhet të ndërgjegjësohemi, një ditë do na vijë radha”, shkruan ai në Instagram.

Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë me foshnjën e tyre tre muajsh, teksa gruaja punon mjeke, ndërsa burri punon në Ministrinë e Arsimit. Shoferi qe aksidentoi familjen Konomi u arrestua dy orë më vonë pas ngjarjes. Noa.al