Del e verteta ja pse vjerri e vrau nusen diten e sotme te Fier

0
2344

Xhevair Hoxha nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e të birit, Fatjonit me Merushe Hazizin. Prej tre vjetësh ata kishin debate të vazhdueshme deri sa sot 61-vjeçari e masakroi me thikë 30-vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Pasi kreu krimin u vetëvar në një pemë që ndodhet në pjesën e pasme të shtëpisë.

“Kjo është një tjetër ngjarje e paralajmëruar ku këtë herë policia ka pranuar kërkesën për urdhër mbrojtjeje nga 61-vjeçari ndaj të birit, por gjykata e ka rrëzuar atë.”

Duke mos përballuar dot sherret Fatjoni me Merushen për dy vjet jetuan me qira në Fier. Por disa javë më parë u kthyen në fshat. Mes tyre dhe Xhevairit kishte nisur një tjetër konflikt ai për pronësinë e shtëpinë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.

“Ajo i thoshte ik se nuk ke shtëpi këtu. Xhevairi e ndërtoi shtëpinë dhe nuk e gëzoi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë.”

Të afërm dhe fqinj të familjes Hoxha thonë se e nuk e kishin marrë seriozisht Xhevairin kur ju thonte se nëse nusja kthehej në fshat do ta vriste. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ia vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej.

“E dinin që kishin sherre po na e mori mendja që do shkonin deri këtu.”

Para se të njiheshin Merushja dhe Fatjoni kanë qenë të martuar. 30-vjecarja nga martesa e parë ka tre fëmijë që e po e rrit ish burri. Ndërsa Fatjoni një fëmijë kujdestarinë e të cilit e ka marrë ish bashkëshortja.