Dalin foton e shtepis se ferrit ku 52-vjeçari kishte mbyllur familjen prej 6 vitesh

Zbulohen detaje të reja rreth banesës së ‘ferrit’ ku 52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur. Sipas dëshmive ai vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.

Fqinja e familjes tha për gazetaren Anila Hoxha se Xherxhi Laçi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët. Ajo shtoi se ata i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vitesh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten.