Dalin emrat për President që propozon PS. Ja cilet jane

Servilizëm apo strategji, kjo nuk dihet dhe mbetet për tu parë, por ajo që është e qartë tani është se Edi Rama është në krye të shumicës së tre emrave që ka dhënë secili nga socialistët në zarfat e mbyllur që iu dorëzuan treshes së besuar të Ramës, Spiropali-Gjiknuri-Balla.

Mësohet se përzgjedhja e socialistëve ka qenë më së shumti për kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Fatos Nano dhe emblemën e lajmeve për tërmetet, Luljeta Bozo.

Bie në sy fakti se ndërsa Rama kishte shprehur dëshirën që presidente të jetë një grua, në morinë e rreth 100 emrave të propozuar, vetëm disa syresh janë femra, raporton noa.al.

Në treshet e emrave të propozuara nga secili ishin dhe emra të tjerë si Ulsi Manja, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Vasilika Hysi.

Po ashtu kishte dhe emra që dikur ishin përkrah Nanos dhe në vite iu afruan e larguan shpesh Ramës si Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Anastas Angjeli, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Shkëlqim Cani.