Çmimi i naftës nuk ndryshon pas orës 18:00. Braçe zbulon mashtrimin e rradhes

TIRANË- Bordi i Monitorimit është ngritur, por mashtrimi vazhdon.

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka zbuluar një rast shkelje lidhur me tregëtimin e naftës dhe benzinës në vend. Ai ka publikuar një foto të një kuptoni tatimor, ku shkruan se nafta është shitur me 232 lekë. Kur në fakt bordi i transparencës vendosi që sot karburanti pas orës 18:00 nafta duhet të shitej me 226 lekë për litër. Por duket se nga pikat e furnizimit, ‘abuzohet’ me faturat e nxjerra.

“Nafta sot 226 leke! Nga ora 18.00 duhet te shitej me 226 leke! Urdheroni shiheni kete letren se kupon fiskal sipas fiskalizimit nuk eshte; ora 18.35, cmimi 232 leke! Tani ose garantoni zbatimin e cmimit qe vendosni, ose lereni fare kete pune. Apo keni ikur ne palase, se helbete e premte?!,”-shkruan Braçe në postimin e tij.