Cmendet shqiptari përplas nënën me 3 fëmijë më pas qëllon partneren e tij. Rreh dhe policet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Nën efektin e alkoolit, fillimisht ai theu xhamin e përparmë të makinës së një zonje e cila kishte tre fëmijë me vete në automjet, pasi nuk kishte ndezur sinjalin për të sinjalizuar ndryshimin e drejtimit.

Më pas ka goditur partneren e tij përballë karabinierëve, të cilët kanë ndërhyrë pas thirrjes së shoferes dhe më pas ka goditur të njëjtët karabinierë që e kanë arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në Kajro Montenorre në provincën e Savonës.

31-vjeçari u arrestua për dëmtim, rrahje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.