Cmendet 16 vjecari godet me thike mesuesin dhe i merr jeten

FRANC-Një 16-vjeçar i shkollës së mesme sulmoi dhe vrau mësuesin e tij të spanishtes në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz.

Mediat e huaja raportojnë se incidenti ka ndodhur gjatë orës së mësimit. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa studenti është arrestuar. Sipas shtypit francez, shkelësi i mitur ka një precedent të pastër penal.

Mësuesja që ka ndërruar jetë ishte 53 vjeç. Ajo po jepte mësim, kur nxënësi u afrua dhe e qëlloi me thikë në zemër.

Dyshohet se 16 vjeçari ka probleme mendore, pasi është shprehur se një zë në kokë i kishte thënë që të vriste mësuesen.