Çiljeta prezantoi për herë të parë djalin e Albanit dhe kunatat dhe të gjithë e përgëzuan/foto

0
1150

Këngëtarja e njohur, Çiljeta prej vitesh po përjeton një lidhje dashurie me portierin, Alban Hoxha. Ata bashkëjetojnë dhe marrëdhënia e tyre është bërë e konsuliduar dhe publike. Madje së fundmi Çiljeta ka thënë se nëse një ditë do të ndahet me Albanin, nuk do martohet apo lidhet më kurrë pasi nuk do të donte që djali i saj të shohë një mashkull tjetër në krahun e saj.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e saj, Fernandon dhe me djalin e Albanit, duke treguar raportin e ngushtë që ekziston mes tyre.

“Me djemtë e mi”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove, ku ka marrë shumë komente pozitive. Ndjekësit e kanë përgëzuar duke i thënë se është shembull për faktin që i konsideron të dy si djemtë e saj.

Ajo vetë e ka thënë më herët se në shtëpi ka tre burra për t’u kujdesur prandaj ka lënë pas dore karrierën.

Djali i Albanit ka humbur nënën e tij pak pasi lindi në vitin 2014. Gruaja e tij humbi jetën pas komplikacioneve që ju shfaqën pas lindjes, ndërsa familjarët akuzuan në atë kohë mjekët për neglizhence.