Cikloni pritet te godas Shqipërinë, këto zona duhet të bëhen gati për ditët në vijim! Ja çfarë pritet të ndodhë

Veriu i vendit dhe një pjesë e Shqipërisë së mesme nesër dhe pasnesër do të jenë nën pushtetin e shiut. Qendra ciklonike e pozicionuar në gadishullin Apenin, po zhvendoset drejt brigjeve të Adriatikut. Kjo do të sjellë stuhi dhe erë të fortë.

Moti i keq ka goditur fillimisht pjesën e veri-perëndimit të vendit dhe në orët në vazhdim do të prekë të gjithë veriun për të zbritur nesër në Shqipërinë e mesme. Të hënën reshjet do të fillojnë që të largohen nga territori ynë.

E Premte 22 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe verilindje, ndërsa zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 20-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,0 deri në 3,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Advertisements

E Shtunë 23 Prill 2022

Zona malore 7-20°C

Zona e ulët 12-25°C

Zona bregdetare 14-25°C

E Shtunë 23 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje me të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 8-19°C

Zona e ulët 8-23°C

Zona bregdetare 12-22°C