Çifti ‘i lumtur’ me 40 vjet diferencë moshe tregon se sa zgjati puthja e tyre e parë

Simon dhe Edna u takuan në vitin 2007 në një koncert në qytetin e Ednës dhe sipas tyre ajoishte dashuri me shikim të parë. Ata nuk kanë kohë të merren me askënd që është kritik ndaj lidhjes së tyre

Simon dhe Edna Martin janë shumë të vetëdijshëm që shumë njerëz nuk e miratojnë lidhjen e tyre pasi diferenca 40-vjeçare e çiftit në moshë ka ngjallur reagime të forta.

Edna shprehet: “Në momentin që pashë Simonin, e përqafova dhe asnjëri prej nesh nuk donte ta lëshonte tjeterin…Ne u takuam në disa koncerte pas kësaj dhe unë dhashë sugjerime delikate se doja të ishim më shumë se miq.

Puthja jonë e parë, disa javë më vonë, ishte e bukur dhe e gjatë.

“Ne u afruam shumë shpejt dhe madje qaja kur rrija larg Simont. Ne kishim biseda telefonike pesë orëshe ndërsa ishim të ndarë dhe Simoni më luante çdo natë Goodnight, Sweetheart në organo enkas për mua. Ishim të kot të mjerë pa njëri-tjetrin dhe ndjenim se kishim nevojë të ishim bashkë. Unë ende ndihem kështu.”- tregon Edna për lidhjen e saj