Cfare i ndodh trurit gjate mardhenies intime. Studimi i fundit per 50 vjecaret.

0
3040

Një studim në Universitetin e Coventry në Angli kishte qëllim të zbulonte nëse aktiviteti intim mes partnereve pas të 50-ave mund të ndihmojë në përmirësimin e qartësisë mendore.

Në studim morën pjesë 6.800 meshkuj dhe femra, nga 50 deri në 80 vjeç. Ata iu përgjigjën pyetjeve që kishin të bënin me frekuencën e seksit dhe gjithashtu iu nënshtruan një testimi aftësish matematikore dhe gjuhësore.

Performanca e meshkujve në testet me numra dhe provë kujtesën duket se ishte e lidhur direkt me frekuencën e seksit. Përsa u përket grave, ato vetëm në performancën e tyre në testet gjuhësore lidheshin me aktivitetin seksual.

“Ka shumë mundësi që rezultatet e studimit të kenë të bëjnë me hormonet që prodhon truri kur bëjmë seks, hormone këto që prekin funksionet tona njohëse”,- është shprehur Hayley Wright, i cili mori pjesë në studim.

Intimiteti na ndihmon të relaksohemi, të pastrojmë sistemin tonë imunitar dhe të flemë më mirë.