Çfarë e shkakton aromën e keqe të zonës intime në verë dhe si të shpëtoni prej saj

0
1497

Kombinimi më i keq i verës: djersitjet në zonat intime dhe aroma e keqe! Kaq shumë djersë mund të bëhet shkak për t’u ndjerë në siklet gjatë aktiviteteve tuaja të përditshme, sepse për dreq edhe mund të shfaqet përtej pantallonave dhe jeta vetëm sa bëhet më e vështirë, në një periudhë kur ju duhet të ishit duke shijuar lirinë tuaj. E rëndësishme është të dini që ju nuk jeni të vetmit.

Fajin e kanë gjendrat

Ka kaq shumë gjendra djerse në zonën e vaginës. Në trupin e njeriut ka dy lloje gjendrash djerse, njëra prej tyre është praktikisht gjithandej, ndërsa tjetra shfaqet vetëm në disa vende të caktuara. Pra meqë vagina ka shumë qime, ka gjendra djerse që nuk do largohen as nëse depiloheni. Gjendrat apokrine aktivizohen kur jeni në lëvizje apo nën ndikimin e stresit, pra praktikisht gjatë gjithë verës.

Aroma

Djersa në vetvete nuk është problem, mund t’ia dilni të hiqni njollat nga pantallonat dhe të mos turpëroheni para gjithë botës, por aroma është problemi i vërtetë. Gjendrat apokrine prodhojnë aromën më të keqe dhe zona intime i ka në sasi më të madhe se gjithë pjesët e tjera të trupit.

Zgjidhja?

Djersa dhe aroma e zakonshme e vaginës është normale, por ndryshe nga sqetullat, që mund t’i ajrosni, vagina nuk mundet dhe aroma e ngecur aty brenda nuk është aspak e shëndetshme. Dhe djersa e vjetër është shumë më e rëndë se e reja.

E rëndësishme është të pastroheni rregullisht me ujë, kështu nuk shkatërroni nivelet e ph. Shmangni trendin e veshjes së uniformës së palestrës dhe streçeve sportive, sado bukur t’jua tregojnë të pasmet dhe përdorni materiale që lejojnë qarkullimin e ajrit dhe vishni gjthmonë mbathje pambuku.

Gjithashtu kujtoni që locionet larëse me ose pa aromë, nuk janë të këshillueshme për t’u përdorur në zonat intime. Mjafton uji i bollshëm. Përpos kësaj, nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë infeksion apo irritim, djersa në zonën intime është shumë normale. Është verë në fund të fundit!

Burimi: Women’s Health