Carçafët i keni larë gabimi deri tani, ndryshoni këto katër gjëra dhe ato nuk do të vjetërohen kurrë

0
331

Një ekspert i PASTRIMIT ka zbuluar katër gabimet e zakonshme të larjes që mund të prishin çarçafët tuaj.
Kur bëhet fjalë për larjen e rrobave, stilistja e nderuar, Linda Barker paralajmëroi kundër përdorimit të cikleve të zgjatura të larjes – ajo madje u kërkoi njerëzve që të heqin dorë nga ciklet me temperaturë të lartë me mendimin që largojnë mikrobet.

1. Shmangni ujin e nxehtë
“Uji i nxehtë është gjithmonë i dëmshëm për çarçafët e mirë të shtratit pasi prish fijet e pambukut (apo mëndafshit) dhe i bën ato të brishta. Unë përdor gjithmonë një larje ekologjike me një temperaturë uji të ngrohtë pasi kjo do të jetë shumë më mirë për rrobat tuaja si dhe mjedisin.”Transmeton shijejete.com Ⓒ

2. Mos i lani carcafët bashkë me rrobat
Linda tha: “Unë kurrë nuk fus në makinën larëse carcafët e shtratit bashkë me rroba si ato me kopsa, zinxhirë dhe mbërthyes, për përsor një larje tjetër të veçantë për to.”

3. Mos përsorni produkte me kimikate
Nuk është vetëm temperatura e ujit që duhet marrë parasysh – por kini kujdes edhe me produktet që përdorni gjithashtu. “Unë përdor detergjentë të lëngshëm larës dhe nuk përdor kurrë zbutës”
Linda shtoi se një herë në vit, duhet të lani çarçafët pa asnjë detergjent fare, por shtoni një filxhan sodë buke.Transmeton shijejete.com Ⓒ

4. Sa shpesh duhet të lani çarçafët?
“Me këto netë të nxehta që kalojmë, unë do të rekomandoja që shtresat e krevatit të laheshin pak më shpesh sesa nëse netët ishin më të freskëta. “Larja e çarçafëve një herë në javë është një zakon i mirë për t’u përdorur pavarësisht nga stina, nëse kjo duket shumë, atëherë të paktën jastëkët dhe këllufi i tij duhet të lahen më shpesh. Tharja e tyre te behet gjithmone jashte ne ajer te fresket!Transmeton shijejete.com Ⓒ