Byrek me qepe te njoma dhe gjize.Shume i shijshem ne stinen e vjeshtes

Byrek me qepe te njoma dhe gjize.

Perberesit.

600 gr miell

2 luge gjelle vaj

350 ml uje

Kripe

1 kg qepe te njoma

200 gr gjize dhe Pak dhath.

2 kokrra veze

1tufe koper

1 filxhan qumesht

4 luge gjelle vaj ulliri.

Pergstitja.
Fillimisht zeme brumin dhe e leme te pushoje per 30 minuta. Nderkohe pergatisim mbushjen duke kaurdisur qepet e njoma me dy luge gjelle vaj ulliri. Pasi qepa te zbutet e rregullojme me kripe dhe e vendosim ne nje tas duke e trazuar me gjize, djathe, veze, koper dhe nje filxhan kafeje qumesht. Ndajme brumin ne 4 kuleçe dhe pasi i hapim ne diameter 15 cm, i lyejme me pak vaj dhe i bashkojme dy e nga dy. Me pas i hapim sa madhesia e tepsise. Shtrojme njeren pete, vendosim mbushjen dhe e mbulojme me peten tjeter. E sperkasim me pak vaj, kthejme anet e petes dhe e vendosim ne furre ne temperaturen 200 grade per 30 minuta.
Ju befte mire🌷 Receta nga Kuzhina Vjoles