Burri nga Saranda dhunohet sistematikisht nga bashkëjetuesja: Më shkul mustaqet…

0
834

Kemi dëgjuar shpesh gra që dhunohen nga burrat, por shumë rrallë burra që dhunohen nga gratë.

Bledi (Brendoni) nga Saranda ka kërkuar ndihmë nga “Piranjat” pasi dhunohej nga ish-bashkëjetuesja e tij.

albsig
E për t’i ardhur në ndihmë drejt Sarandës ka udhëtuar gazetarja. Ish-çifti kishin jetuar sëbashku për 6 vite, por një ditë të bukur nis krisja e madhe, dhe si gjithmonë sherri është prona dhe biznesi.

Brendoni mendoi të hapte një lokal, por për të prania e bashkëjetueses së tij në ambientet e lokalit ishte prishje imazhi, pasi sillej keq me punonjësit, por dhe me klientët.

Sipas tij ajo fillimisht filloi ta shante dhe ta shantazhonte, por më pas arriti deri aty sa dhe të ushtronte edhe dhunë mbi të.

Por zonja nga ana tjetër në momentin që fliste me Ledjonën, mohon gjithçka, ndërkohë që përballja e saj me ish-bashkëjetuesin do të jetë fatale.

Në video po dëgjoni një fjalor rruge, ku vështirë se dhe meshkujt më vulgarë mund të nxjerrin fjalë të tilla nga goja e tyre, njësoj siç po bën zonja në fjalë.