Bota e futbollit në zi, ndahet papritur nga jeta personazhi i njohur

Eshte ndare nga jeta diten e sotme agjenti i njohur i futbolisteve, Mino Raiola. Menaxheri i njohur i futbollistëve është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare pas një beteje me sëmundjen e mushkërive. Raiola njihej për karakterin e tij dhe përfaqësimin e yjeve si Pogba, Ibrahimovic, Haaland etj.

Raiola ishte i përfshirë në disa nga transferimet më të mëdha në lojën e bukur të futbollit dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të mprehta në negociata me disa nga klubet më të mëdha në mbarë botën.


Forbes vlerësoi pasurinë e tij personale në rreth 68 milionë paund. Raiola ka qenë pjesë e disa prej marrëveshjeve më të mëdha në historinë e futbollit.

Ai ishte njeriu që ndërmjetësoi marrëveshjen prej 89 milionë paund për të rikthyer Paul Pogba te Manchester United. Lëvizja e vitit 2016 nga Juventusi ishte rekord botëror.