Blogerja Armina Mevlani peson aksident, shikoni si është bërë makina e saj

0
47

Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e kësaj të marte te kryqëzimi i “Astirit”, Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti Audi SQ5, ngjyrë e bardhë, është dëmtuar në pjesën e përparme, nga ana e djathtë.

Lajmin e jep gazetari Bledi Mane, i cili thotë se blogerja është përfshirë në një aksident trafiku bashkë me një mjet tjetër Mercedes Benz. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale në të dy mjetet.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po marrin pretendimet e palëve, si dhe po bëjnë hetimet e tyre për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Mjeti Audi SQ5 ngjyër e bardhë është në pronësi të Armina Mevlanit.

Blogerja njihet dhe si partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.