Blerina Bombaj tregon lengun qe rrit ndjeshëm rrezikun e këtij kanceri

A janë të gjithë lëngjet e frutave të shtrydhura, të shëndetshëm për sa i përket parandalimit të kancerit? Jo detyrimisht të gjithë. Një ndër lëngjet më të përhapur dhe të konsumuar botërisht është ai i portokallit të shtrydhur. Vitet e fundit, ky lëng akuzohet për njëfarë lidhje me shfaqjen e kancerit të lëkurës, melanomës, një ndër kancerët më të rrezikshëm dhe agresiv, i cili fillon me një nishan dhe pasi arrin një madhësi të caktuar prej vetëm 4mm (diçka që për çdo lloj tjetër tumori do të ishte shumë e vogël), çon në vdekjen e individit në një përqindje 50% brenda 10 viteve.

Të gjitha studimet tregojnë se frekuenca e shfaqjes së melanomave është në rritje të vazhdueshme, konkretisht në vendet e zhvilluara dhe në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar.

Për një kohë të gjatë është besuar se kjo situatë lidhet me ekspozimin në diell në fëmijëri. Dhe nuk ka dyshim që ky fakt qëndron, sidomos ekspozimi i fëmijëve në orën 11 paradite deri në orën 4 pasdite. Por, me kalimin e kohës, shkenca ka treguar se nuk mund të jetë shkak vetëm qëndrimi nën rrezet e diellit. Për faktin e thjeshtë se ekspozimi në diell është një faktor tepër i vjetër dhe nuk korrespondon ndonjë ndryshim i tij me ndryshimin e shpeshtësisë së melanomave, pra nuk justifikohet vetëm me rrezet e diellit rritja e melanomave.

Lëngu i portokallit dhe melanomat

Në vitin 2010, university of Tennessee, publikoi një studim mjaft interesant, i cili fajëson konsumin e lëngut të portokallit të shtrydhur për këtë epidemi. Është e vërtetë se, lëngu i portokallit është shumë i pasur në “fukumarina” dhe “psoralene” – substanca tepër kancerogjene për lëkurën në prezencë të diellit.

Për me tepër, sipas të njëjtëve shkencëtare, konstatohet se ka një paralelizëm midis konsumit të lëngut të portokallit dhe frekuencës së melanomave. Konsumi i më shumë se një gote lëng portokalli në ditë u gjet të lidhet me rrezikshmëri më të lartë të kancerit të lëkurës.

Atëherë, nuk duhet të pimë lëng portokalli?

Nuk do të thoshim, por ama, personat me predispozitë ndaj kancerit të lëkurës, si ata me ngjyrë lëkurë të çelur ose kuqalashet, ata me sy bojë qielli ose jeshil, ata që digjen shumë lehtë në diell në vend që të nxihen, ata që kanë shumë nishane apo ata që kanë familjar që është prekur nga melanoma, bëjnë mirë të mos e teprojnë me lëngun e portokallit, derisa shkenca të konkludojë në të kundërtën, thotë Blerina Bombaj./Burimi “ALBEU”