Bëni KUJDES! 5 orë rrebeshe dhe rrufe, ja çfarë pritet sot me motin në Shqipëri pas ores..

Prej disa ditësh Shqipëria është “pushtuar” nga mot me reshje te dendura shiu, të cilat shënuan dhe 1 humbje jete në Malësinë e Madhe, pasi shtëpia u godit nga rrufeja, 2 ditë më parë.

Teksa paraditja e së shtunës karakterizohet nga kthjellimet, rreth orës 15:00 moti merr një kthesë të papritur.

Pritet që të rifillojnë reshjet e shiut të cilat do të zgjasin deri në mbrëmje.

Pas orës 20:00 rikthehen sërish kthjellimet.

Siç shihet nga “Windy” reshjet më të dendura janë në zonën e Gramshit dhe Elbasanit.

Zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Librazhdi, Elbasani, Himara, Gjirokastra dhe Berati.

Nata pritet të jetë e kthjellët dhe pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë.