Behuni gati te merkuren paralajmerojne meteorologet per javen qe vjen. tabela

0
172

Ashtu si këto ditët apo javët e fundit edhe java që presim përpara parashikohet një javë me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e Mërkurë mbi vendin tonë depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veirut si dhe temperatura të cilat parashikohet të presin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.

BV