Behuni gati per reshje debore. Cfare pritet te ndodh nga e hena

0
236

Sasia e reshjeve në vendin tonë ka rezultuar e lartë, duke nisur që nga mbrëmja e së premtes.

Deri në këto momente kanë rënë 80-110 mm shi në veri, zonat qëndrore rreth 90 mm dhe jugu rreth 70 mm, përveç zonës Gjirok-Përmet që ka marrë 110 mm.

Reshjet sot vijojnë të pakta në gjysmën perëndimore ndërsa lindja, shtrirja Elbasan deri poshtë në Korçë do të kenë rrebeshe afatshkurtra deri vonë pasdite.

Mbrëmja dhe nata sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave dhe dëborë në zonat malore. Reshjet vijojnë edhe në javën që vjen por me intensitet të ulët dhe mesatar.

Fillimi i javës do të jetë i ftohtë, me minimumi 2-3° nën 0, që është tipike dimër por e enjtja e në vijim rrit ndjeshëm temperaturat në të gjithë vendin duke sjelle sërish maksimumin deri në 20°C.