Bashkeshorti 79 vjec i merr jeten kengetares 21 vjecare

Një këngëtare meksikane u qëllua nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City.

Yrma Lydia, 21, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

“Një burrë qëlloi tre herë gruan e tij, ai u vu në pranga së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte atë”, tha Omar García Harfuch, Sekretari i Sigurisë për Mexico City.

Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka pasur një debat mes palëve, ndërsa më pas autori ka qëlluar 3 herë. Mediat shkruajnë se Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej.