Avioni bën menjëherë ulje emergjente pasi pilotit i bie te fiket

Një avion i kompanisë Jet2 që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia është detyruar të bëjë ulje emergjente në Greqi të martën, pasi pilotit i ra të fikët.

Avioni u detyrua të ulej në Selanik të Greqisë, pasi pilotit i ra të fikët dhe avioni nisi të kishte turbulenca. Pasagjerët kanë treguar tmerrin që përjetuan në ato çaste:

Ndërsa ishim të gjithë ulur vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Ne menduam se dikush u plagos në tualet.
Na u tha se do të uleshim në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore në bord. Nuk na thanë se në cilën pjesë. Ne ishim të shqetësuar pasi sapo kishim kaluar nëpër turbulenca dhe nuk e dinim se çfarë po ndodhte.
Stafi i Jet2 tha në njê deklaratë:

Fluturimi LS1239 nga Birmingham për në Antalia u devijua drejt aeroportit të Selanikut si masë paraprake të martën më 23 gusht për shkak të gjendjes jo të mirë të një prej pilotëve. Një ekuipazh u transferua në Selanik në mënyrë që ne të mund të transportonim klientët në rrugën e tyre për në Antalia po atë mbrëmje.